Vera po ikën, Veliaj kujtohet për mushkonjat. Tender 30 mijë euro për dezinsektimin e Tiranës

Teksa stina e verës është drejt fundit, Bashkia e Tiranës nis procedurat për dezinsektimin ndaj mushkonjave. Për realizimin e kësaj, institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj ka miratuar 30 mijë euro dizinsektimin e parqeve dhe objekteve.

Teksa sezoni turistik numëron ditët e fundit, Bashkia e Tiranës ka vendosur të shpenzojë 30 mijë euro për dezinsektimin e parqeve dhe objekteve. Në fakt nisma të tilla janë të mirëpritura, por ajo çfarë të bën çudi është periudha se kur realizohet.

Fituesi është shpallur në buletinin e kësaj të hëne, teksa realizimi i dezinsektimit, apo shpërndarjes së preparative kundër mushkonjave apo insekteve të tjera, do të zgjasë deri në ditën e ndërrimit të viteve pra në 31 dhjetor.

Populli thotë “hyri gushti, hyri guna”, ose e thënë ndryshe me afrimin e vjeshtës nis edhe rënia e temperaturave dhe si pasojë edhe largimi i insekteve.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Ndaj dhe ekspertët e mjedisit e rekomandojnë dezinsektimin në fillim të verës me rritjen e temperaturave për të ndaluar shumimin.

Megjithatë në tenderin e hapur nga Bashkia e Tiranës ka marrë pjesë vetëm kompania “AIR” e cila ka kërkuar tre milion e njeqind e gjashtembedhjete mije lekë për realizimin e punës.

Si pasojë e mungesës së konkurrencës subjekti është shpallur edhe fitues teksa nuk ka pasur vërejtje mbi plotësimin ose jo të kritereve.

Për këtë shkak dhe Open Data e ka renditur me flamur të kuq duke sinjalizuar edhe mungesë të garës.

Madje për këtë tender ka pasur edhe ankesa dhe më konkretisht për preparation që do të përdoret ndaj mushkonjave apo dhe xhiron që do të duhet të ketë kompania pjesëmarrëse. Pavarësisht prapësimeve edhe KPP nuk e ka pranuar duke lejuar vijimin e prokurimit.

EMISIONET