Vendimi i ri: Ulet me 6 lekë nafta, 7 lekë benzina e 2 lekë gazi. Ibrahimaj mbron bordin. Uli marzhin e fitimit të kompanive

Bordi vendosi sot të ulë çmimin e gazoilit me 6 lekë, benzina me 7 lekë dhe gazi me 2 lekë për konsumatorët.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz
, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.

Vendimin e bordit e bëri të ditur dhe ministrja e Financave në një konferencë për median ku dha sigurinë e plotë se vendimmarrja e bordit ka qenë në të gjitha rastet e njëjtë me ecurinë e bursës dhe dha me shifra si është ulur marzhi I fitimit të kompanive këtë vit në krahasim me vitin e kaluar.

“Në asnjë rast vendimmarrja e bordit nuk ka qenë e ndryshme nga ecuria e bursës. Kemi bërë një analizë. Me siguri ju them se marzhet bruto të fitimit të kompanive, ku përfshihen dhe kostot operacionale të kompanive, këtë vit që nga moment i krijimit të bordit dhe deri më sot kanë qenë në nivelin 5 – 6% ndërsa vitin e kaluar ka qenë 15 – 18 %. Kjo e dhënë është e mjaftueshme për të kuptuar efektin që bordi ka pasur në nivelin e çmimit duke përmbajtur marzhin e fitimit neto apo bruto të të gjitha kompanive.”

EMISIONET