Veliaj vazhdon me tenderat me porosi, jep 2.3 milionë euro për asfalt elektoral
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është një nga kryebashkiakët që kujtohet të asfaltojë një sërë blloqesh banimi apo segmenteve rrugore pikërisht në fund të mandatit dhe në periudhë fushate zgjedhore.
Përpos kësaj, vihet re shmangia e kompanive që paraqesin oferta të arsyeshme.
E njëjta gjë ka ndodhur edhe në tenderin për rikualifikim urban të bllokut që kufizohet me bulevardin Bajram Curri, bulevardi Bajram Curri, bulevardi Petro Nini Luarasi, rruga Taulantia dhe rruga Ali Demi.
Për këtë projekt do të shpenzohen 270 milionë lekë, ose 2.3 milionë euro ndërsa për të kanë shfaqur interes 10 kompani.
Bashkia Tiranë ka skualifikuar 7 ofertat më të mira për të shpallur fitues bashkimin e operatorëve që përbëhet nga “LIQENI VII” dhe “BALILI KONSTRUKSION” që kishte kërkuar sa 77% të vlerës së tenderit për të realizuar punën.
Ndërkohë subjekti Curri i cili kërkoi rreth 511 mijë euro më pak e fituesi, apo bashkimi i operatorëve “EURO-ALB”, “LLAZO” dhe “VIANTE që mund ta realizonin punën me rreth 290 mijë euro më pak se fituesi, janë skualifikuar me arsyen se nuk i kanë përmbushur kriteret e vëna në tender nga bashkia.
Ndërsa ky është një tjetër fakt që Veliaj vijon të bëjë tendera, siç i perifrazon kryeministri Rama si “kostume të qepura me porosi” dhe madje asnjë hetim nëse kriteret e vendosura ndikojnë te konkurrenca.