"Veliaj" probleme me prokurimet, Tirana mban rekordin e anikimimeve. Bashkia në vendin e parë me 54 ankesa

Tirana është qarku që mban rekordin e ankimimeve për procedurat e prokurimit. Sipas Buletinit të Komisionit të Prokurimit Publik gjatë muajit të kaluar janë anikmuar në total 80 procedura, nga të cilat 54 janë vetëm në Bashkinë e Tiranës.

Pas kryeqytetit,vjen Bashkia e Durrësit dhe e Fierit, ku janë ankimuar respektivisht 11 dhe 4 ankesa. Qarqet që nuk kanë regjistruar asnjë ankimin për procedura prokurimi janë Dibra dhe Gjirokastra.

Nga 80 ankimime gjithsej vetëm një lidhet me fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, ndërsa pjesa tjetër me procedurën e prokurimit publik teksa shihet se kanë munguar ankesat për koncesionet, lejet minerare dhe ankandet.

Ankimimet sipas fazës në të cilën është bërë ky i fundit kanë ndodhur ose gjatë vlerësimit të ofertave ose në fazën fillestare ku operatorët kanë pasur rezerva për specifikimet teknike në dokumentet standarde të tenderit.

Sipas shifrave, 45 janë ankimuar në fazën e vlerësimit të ofertave dhe 35 për specifikimet teknike të tenderit.

Referuar po këtyre të dhënave, shumica e ankesave lidhen me procedura që kanë në objekt të tyre sigurim mallrash, të paktën 47.

"Veliaj" probleme me prokurimet, Tirana mban rekordin e anikimimeve.

Në vendin e dytë janë ankesat për punë publike dhe më pas vijnë ato për shërbime.

Komisioni i Prokurimit Publik bën të ditur se është marrë vendimi për 65 procedura, ku janë refuzuar 39, 21 janë pranuar, për 4 është mbyllur çështja ndërsa 1 është në përfundim të procesit administrativ.

Gjatë tetorit rezulton gjithashtu se janë depozituar 2 padi për vendimet e KPP dhe një masë sigurie nuk është shqyrtuar ende nga Gjykata Administrative e Apelit.

EMISIONET