Erion Veliaj presion medias e drejtësisë, kryebashkiaku “parashikon” vendimin e gjykatës ndaj TV-ve

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon të ndikojë në proceset gjyqësore ndaj Rtv Ora dhe Ora News. Edhe pse në një aktivitet të Diasporës, që nuk kishte lidhje me çështjen, ai ka parashikuar vendimin e gjykatës për mospranimin e skadimit të afateve të sekuestros dhe gjyqit të konfiskimit. Hakmarrja e Veliajt për mediat të cilat nuk i kontrollon dot, u shfaq më pas me akuza të përsëritura.

Erion Veliaj edhe një herë tregon presionin e drejtëpërdrejtë ndaj televizionit Ora News dhe RTV Ora.

Teksa në gjykatën e shkallës së parë po vijonte procesi ku u kërkua përfundimi i afateve të shqyrtimit të çështjes së ngritur ndaj Ylli Ndroqit, kryetari i bashkisë së Tiranës nxori kokën dhe foli me gëzim.

Edhe pse rastin e dinin vetëm personat në sallë, gjykatësja prokurorët, avokatët dhe ekspertët, Veliaj e mori vesh vendimin për rrëzimin e kërkesës teksa ishte në Samitin e Diasporës.

Madje u hodh edhe në sulm, duke kërkuar hapur mbylljen e ekraneve.

"Më vjen mirë që tani që po dëgjoja lajmet një trafikant droge, pronar i një televizioni, sapo e humbi betejën në gjykatë. Jo çdo trafikant droge mund të hapë televizion dhe t'u vërë gjoba politikanëve, kryetarëve të bashkive, kryeministrit. Ne na duhet të marrim një qëndrim për këtë."

Kjo nuk është hera e parë që Veliaj ka informacion para se ngjarja të ndodhë, por është flagrant se si ai mban në vëmendje të posaçme çështjen që nuk i përket.

Shkak për këtë agresion të Veliajt janë lajmet që publikohen dhe nuk i kontrollon dot, siç është rasti i përgjimeve të Ndraghetës ku del emri i tij, por SPAK ende e mban në sirtar.

Çështja e incineratorëve ku ende nuk dihet nëse ai është marrë në pyetje apo jo dhe se si do e argumentojë firmën pa mendimin e Këshillit bashkiak dhe përse paguan ende për djegien e mbetjeve kur nuk ka incinerator.

Çështjen e Teatrit që e shembi me dhunë dhe u rrëzua në Kushtetuese.

Çështjen e pastrimit të parave me ndërtesat shumëkatëshe, çështjen që ka lejuar shtesa mbi pallatet shumëkatëshe dhe nuk ka ndërhyrë për ti ndaluar.

Tenderat e zhvilluara pa garë dhe kur mbi punimet ka dhënë para të tjera pasi projekti duket se nuk është realizuar i plotë.

E shumë të tjera që nuk mbarojnë deri te 20 këshilltarët që mban me taksat e banorëve të Tiranës dhe fluturimet pa fund.

Por një shqetësim për Veliajn është se si disa persona bëhen të pasur menjëherë, e këtu ka të drejtë, pyetja është me çfarë parash bëri dasmën madhështore Veliaj, me pensionin e pleqërisë së nënës?

Po a mundet që dikush të paguajë shkollën jashtë Shqipërisë pasi kurseu nga shitja e fiqve?

Tashmë lind pyetja kush ia dha lajmin Veliajt për seancën, a ka ai ndikim në sistemin e drejtësisë, a është ky një presion politik dhe a është kjo një çështje politike?

Veliajt ndoshta i pëlqen, por gjyqi nuk ka mbaruar dhe e vërteta bashkë me falsifikimet e bëra do të dalë sëbashku me raportet për dhunën ndaj medias që nuk do të ndalojnë.

EMISIONET