Veliaj i shmanget "5 Majit", Sula: Mos të tregojë arrogancë! Nëse s’vjen ai, as Nano as avokati i popullit mos të rrinë këtu

Veliaj i shmanget "5 Majit", Sula: Mos të tregojë

Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Komisionit të ligjeve për seancë dëgjimore lidhur me shembjet në zonën e "5 Majit"në Tiranë, ndërkohë që Kryebashkiaku  Erion Veliaj, ka refuzuar të marrë pjesë.

Ndërkohë janë paraqitur Avokati i Popullit dhe kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Në lidhje me këtë deputeti i PD Dashnor Sula është shprehur se policia ka zbatuar shkresën që i është dërguar nga Bashkia, ndërsa shtoi se dëgjesa nuk ka rëndësi nëse Veliaj nuk është i pranishëm.

Dashnor Sula: Nuk më vjen mirë për situatën që është krijuar. Do thosha që kam një qasje tjetër për dëgjesën. Për mua nuk ka asnjë lloj rëndësie përpara dëgjesës që duhet të kemi me Veliajn. Policia e shtetit ka zbatuar një shkresë nga Bashkia e Tiranës. Policia është aktori i fundit në këtë histori. Ne nëse konsumojmë dëgjesën tonë publike me Bashkinë e Tiranës, të gjithë aktorët e tjerë nuk kanë asnjë lloje vlere. Të vijë kryetari i Bashkisë këtu dhe mos të tregojë arrogancë. Moraliteti duhet të jetë në radhë të parë. Fatin e këtyre banorëve mund ta kishte kushdo. Do ishte e ndershme që të gjendej një e pjesshme e mesme për banorët dhe projekti të realizohet, përkundrejt  të gjithë detyrimet për të dyja palët. 

Ai ndër të tjera tha se: Kryetari i Bashkisë ka demostruar se nuk e pyet fare Këshillin Bashkiak. Ai s’po pyet më parlamentin. Të presim përgjigjen nga Veliaj. Nëse ai nuk vjen as drejtori i policisë as avokati i popullit mos të rrijë këtu.

Interpelanca, e cila duhej të fillonte në orën 14:00, ishte thirrur nga opozita.

Deputetët e opozitës e konsideruan të papranueshme mospjesëmarrjen e Veliajt.

EMISIONET