Veliaj i shmanget "5 Majit", nuk paraqitet për interpelancë te "Ligjet", në mbledhje dhe banorët
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, refuzon komisionin e Ligjeve për seancë dëgjimore lidhur me shembjet në zonën e "5 Majit"në Tiranë.
Interpelanca, e cila duhej të fillonte në orën 14:00, ishte thirrur nga opozita.
Ndërkohë janë paraqitur Avokati i Popullit dhe kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Deputetët e opozitës e konsideruan të papranueshme mospjesëmarrjen e Veliajt.
Çupi: Kryetari i Bashkisë duhet të jetë në seancë dëgjimore. Është e papranueshme mosprania e tij, abuzim me detyrën. Nësë Veliaj nuk ka kohë sot ta shtyejmë mbledhjen.
Alibeaj: C’është ky kryetar bashkie qe nuk begenis, banorët jo jo, por as Kuvendin, opozitën dhe mazhorancën? Të na thotë të paktën që është me Covid ose po merret me FSHF. Ka frikë të tregojë që është i gjithë prej hekuri.
Punimet po i ndjekin dhe banorët.
Nga Bashkia, përveç Veliajt, opozita kishte thirrur dhe kreun e IMT.
Deputetët e PD-së kërkuan gjithashtu paraqitjen nga institucionet të dokumentacionit të plotë mbi projektin dhe veprimtarinë e institucioneve mbi pronën e qytetarëve.