Vatër zjarri dhe në fshatin Pogaj të Hasit, banorët kërkojnë ndihmë

Një vatër zjarri vijon të jetë aktive në fshatin Pogaj të Hasit.

Banorët që kontaktuan Ora Neës thonë se flakët nisën sot paradite rreth orës 10:30 minuta dhe dyshojnë se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike.

Në orën 16:30 minuta 5 punonjës të pyjores kanë shkuar për të ndihmuar në fikjen e zjarrit por ndërsa ata janë larguar flakët kanë vijuar.

Banorët thonë se kanë njoftuar institucionet por deri tani ora 18:00 nuk ka shkuar kush për ti ndihmuar për të shuar flakët.

EMISIONET