Vasili: Skandal, Rilindja lë Gjykatën Kushtetuese pa buxhet, duan të mbretërojë pandëshkueshmëria

Vasili: Skandal, Rilindja lë Gjykatën Kushtetuese pa buxhet, duan

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook mëngjesin e sotëm, shkruan se Rilindja e lë Gjykatën Kushtetuese pa buxhet.

Sipas tij, në Kuvendin ku ndryshojnë Kushtetutën dhe miratojnë ligje për të vjedhur miliarda nuk miratojnë fondet e nevojshme për Gjykatën Kushtetuese rilindasit.

Ai shton se nuk duan që të funksionojë Gjykata Kushtetuese sepse duan që pandëshkueshmëria të mbretërojë.

Vasili: Skandali! Rilindja e lë Gjykaten Kushtetuese pa buxhet. Shiheni se çfare ka thene Kryetarja e Gjykates Kushtetuese Vitore Tusha, vetem dy dite me pare, ne pershpirtjen e 5 vjetorit te Reformes ne Drejtesi, duke deklaruar se Kuvendi nuk ju ka miratuar buxhetin! Dhe flasin per Reformen ne Drejtesi keta! Dhe mbajne nga nje pershpirtje çdo vit ku qajne e lajne per Reformen ne Drejtesi keta. Dhe japin miliarda per koncesione, tendera sekrete dhe PPP keta. Ndersa per Gjykaten Kushtetuese nuk kane fonde keta rilindasit. Ne Kuvendin ku ndryshojne Kushtetuten dhe miratojne ligje per te vjedhur miliarda nuk miratojne fondet e nevojshme per Gjykaten Kushtetuese keta rilindasit.

Dhe keta rikindasit qe e "dashurojne me zjarr" Reformen ne Drejtesi, kane paturpesine te lene gjykaten me te rendesishme te shtetit Gjykaten Kushtetuese pa fonde. Sepse nuk duan qe te funksionoje Gjykata Kushtetuese keta rilindasit. Sepse duan qe pandeshkueshmeria te mbreteroje per keta rilindasit. Sepse duan te grabisin miliarda pa ju hyre nje gjemb ne kembe keta rilindasit. Kjo eshte "dashuria" e helmuar per reformen ne drejtesi, qe ndjejne keta rilindasit, sepse keta rilindasit dashurine e vertete e kane per padrejtesine dhe pandeshkueshmerine. Shiheni VIDEON dhe perbuzini hipokritet dhe demagoget, qe flasin per Reformen ne Drejtesi.

EMISIONET