Vasili: Nuk ka asnjë person që mendon se Rama mund të kërcënojë BE-në

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se nuk ka asnjë që mendon se Rama mund të kërcënojë BE-në.

Ai tha se problemi është shumë i thjeshtë sepse kemi përballë një proces integrimi që është personalizuar nga Edi Rama.

Vasili: Nuk ka asnjë që mendon se Rama mundtë kërcënojë BE-në. Problemi është shumë i thjeshtë sepse kemi përballë një proces që është personalizuar nga Edi Rama. Kushtet themelore kanë qenë se pa një dialog të thellë politik integrimi nuk do të shkonte përpara.

Rakordimi i parë ka qenë historik dhe ka qenë në tetor 2016. Unë kam qenë në Bruksel atë ditë dhe kur ishte zgjedhur në SHBA Trumpi. Kryefjala ishte miratimi me 140 vota të reformës në drejtësi dhe kishin shpresë në BE për rikthimin e dialogut politik dhe për të bërë reforma përbashkuese.

EMISIONET