Vasili: Lëreni futbollin rehat, duan të na nxjerrin jashtë me çdo kusht nga UEFA dhe FIFA
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2022, 15:31
Nën kryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me ngjarjen e fundit lidhur me FSHF-në dhe vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e Armand Dukës.
Vasili shkruan mazhoranca do që ta nxjerrë vendin nga UEFA dhe FIFA dhe se duke shtuar se futbolli do lënë rehat.
Vasili: Mire ne Evropë nuk futemi dot, se nuk na lë Ballkani i Hapur. Po nga UEFA dhe FIFA pse duan te na nxjerrin jashtë me çdo kusht. Lëreni rehat futbollin, te vetmen kënaqësi te shqiptareve, te cilëve jua keni helmuar boll jetën.