Valë dorëheqjesh: Ikën Drini Nikolla, drejtori i Illyrian Guard. Do preken departamentet dhe policia Kriminale. Reagon Tonin Vocaj

Valë dorëheqjesh: Ikën Drini Nikolla, drejtori i Illyrian Guard.

Ora 15:20 Reagon Tonin Vocaj: Unë nuk jap dorëheqjen dhe asnjëri prej drejtorave..

Pas lajmit të publikuar në “Ora News”, se pritet një valë dorëheqjesh të Drejtorave të Departamenteve në Policinë e Shtetit, ka reaguar Drejtori i Hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar, Tonin Vocaj, i cili i tha gazetarit Elton Qyno, se vetë ai nuk ka ndërmet të dorëhiqet dhe se do vijojë të qëndrojë në detyrë që i kanë besuar.

“…Unë nuk jap dorëheqjen dhe asnjëri prej drejtorave, që jemi këtu nuk do iki. Ndaj po ju them se lajmi është i pavërtetë. Do vijoj të jem në detyrë dhe nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen…” -është shprehur Drejtori i Departamentit të Hetimit të Krimeve të Rënda e Krimit të Organziuar, Tonin Vocaj.

Ndërsa ky i fundit nuk mohoi largimin e Drini Nikollës, administratorit të policisë shtetërore të sigurisë “Illyrian Guard”, duke e quajtur këtë lëvizje që ska lidhje me Policinë e Shtetit, por me sektorin Civil të Ministrisë së Brendshme.


Ora 14:08  Valë dorëheqjesh: Ikën Drini Nikolla, drejtori i Illyrian Guard. Do preken departamentet dhe policia Kriminale

Dorëheqja e detyruar e kryepolicit, Ardi Veliu, duket se ka sjellë prishjen e balancave të emërimeve të drejtorave në Policinë Qëndrore dhe atyre në 12 qarqet e vendit.

Me ikjen e Veliut, kryeministri Edi Rama, duket se i dha një goditje klanit të Xhafaj, brenda rradhëve të Policisë së Shtetit.

Ndërsa tashmë një valë e re, dorëheqjesh në kupolën e policisë, do pasojnë ikjen e Ardi Veliut.

“Ora News” mëson ekskluzivisht se dorëheqjet do vijojnë me Drejtorët e Departamenteve qëndrore në Policinë e Shtetit.

Një burim pranë dikasterit policor i tha “Ora News”, se vetëm pak ditë pasi dha dorëheqjen Ardi Veliu, ka vendosur të lerë detyrën edhe Administratori i Kompanisë Shtetërore të Sigurisë “Illyrian Guard”, e cila ka varësi direkt nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.

Drini Nikolla, titullari i kësaj kompanie që mori drejtimin në muajin Shkurt 2021, është dorëhequr duke lënë detyrën.

Në vend të tij mësohet se është emëruar Robert Lili, ish-kreu i Autoritet Kombëtar të Ushqimit. Madje jetëshkrimi i Drini Nikollës është fshirë dhe nga faqja zyrtare e kompanisë “Illyrian Guard”.

Brenda korridoreve të policisë së Shtetit, flitet se së shpejti do ketë dorëheqje të tjera, kryesisht në Drejtuesit e Departamenteve kryesore të kësaj strukture.

Ndër njerëzit e parë që janë në ethet e dorëheqjes është Drejtori i Departamentit të hetimit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar Tonin Vocaj.

Valë dorëheqjesh: Ikën Drini Nikolla, drejtori i Illyrian Guard.
Drini Nikolla dhe Tonin Vocaj

Ky I fundit qëndron në krye të këtij departamenti të rëndësishëm të Policisë Kriminale, qysh nga koha e drejtimit të ministrisë së Brendshme nga Sandër Lleshaj.

Me doreheqjen e Lleshaj, situata e Vocaj nuk ka ndryshuar edhe pse në krye të ministrisë erdhi, Bledi Çuçi.

Në muajin korrik 2021, si pasojë e një zinxhiri vrasjesh që pësuan vendin, Ardi Veliu së bashku me ministrin Çuçi,vendosët të bënin një rrotacion lëvizjesh në 12 qarqet e vendit dhe pjesërissht këto lëvizje prekën Drejtorët e Departamenteve.

Tashmë kur Kryepolici Veliu ka dhënë dorëheqjen dhe stafetën, e ka marrë Gledis Nano, drejtuesit e Departamenteve si ai i Rendit, Kufirit, Departamentit të Policisë Rrugore, Departamentit të Interpolit, Policisë Kriminale, Logjistikës dhe Policisë Shkencore, janë në ethet e dorëheqjes apo të lëvizjeve të tyre në një pozicion tjetër.

EMISIONET