Valbona "vishet" me të bardhë/ Turistët gjallërojnë bjeshkët pas reshjeve të dëborës
Valbona ka marrë një pamje magjike pas reshjeve të para të dëborës dhe është mbushur me turistë. Larg kaosit të qyteteve, i gëzohen klimës dhe aventurave që ofrojnë bjeshkët.
Valbona ka marrë një pamje magjike pas reshjeve të para të dëborës dhe është mbushur me turistë.
Larg kaosit të qyteteve, i gëzohen klimës dhe aventurave që ofrojnë bjeshkët. Valbona ka marrë pamjen që i shkon më së shumti.
Rruga që të çon drejt zonës së njohur turistike në Tropojë është zbardhur e gjitha, por mbetet e hapur për të gjithë.
Peizazhi me malet dhe pemët e mbuluara me të bardhë e ujin e kristaltë ngjan si pikturë. Dhjetëra turistë shijuan dëborën e parë për këtë sezon atje.
Vizitorë nga Shqipëria e trojet kishin shkuar posaçërisht për të pritur dëborën e parë që erdhi bashkë me festat kombëtare.
Larg betonit e kaosit të trafikut në qytete thonë se i gëzohen klimës, bukurive të natyrës por edhe mundësive të argëtimit që ofrohen.
Turizmi është kthyer në biznesin më fitimprurës për banorët e kësaj zone.
Janë ngritur bujtina e hotele ku shërbejnë vetë që turistët të ndjehen si në shtëpi.
Valbona të ofron natyrë të jashtëzakonshme në të gjitha stinët, por në në dimër cilësohet magjike.