Vaksinimi, Tomini: Administratës i është lënë kohë të reflektojë, çfarë ndodh nëse nuk pranoni të vaksinoheni

Shqipëria nga e hëna do të bëhet pjesë e shteteve që e kanë bërë vaksinimin me detyrim. Komiteti i Ekspertëve pas analizës së situatës pandemike ka renditur administratën dhe pak sektorë të tjerë  privatë që do të duhet të paraqiten në punë me certifikatën e gjelbër.

Ekspertët kanë bërë të ditur se dozën e tretë përforcuese do ta ketë të drejtë ta bëjë çdo person mbi 18 vjeç.

Po ashtu për shkak të përhapjes së mutacionit Micron, në Shqipëri çdo person që do të vijë nga Afrika e Jugut do të duhet të karantinohet për 14 ditë.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini në një lidhje të drejtpërdrejtë në Ora News me gazetaren Matilda Mcini u shpreh se situata epidemoologjike, incidenca javore dhe ditore  prej më shumë se 3-4 javësh ka paraqitur qëndrueshmëri pavarësisht se ditët e fundit kemi një rënie të lehtë të rasteve. Rastet spitalore, sipas saj, të gjithë pacientët që hospitalizohen janë 94% të pavaksinuar.

Tomini: Kjo tregon që të pavaksinuarit shfaqin dhe forma të rënda. Janë disa arsye që individët e hospitalizuar janë të pavaksinuar; kanë hezituar, kanë menduar ta lënë për më vonë, ta shtyjnë, janë disa arsye. Kryesisht grupmoshat e shtuara në spital janë të moshës 55-64 vjeç, ndërkohë fillon dhe fasha tjetër 65-74 vjeç, por kemi dhe ulje të fashës që janë rreth 36-37 vjeç. Kemi disa javë që kemi theksuar se rritja e fashës të re ka filluar të ndihet edhe evidentohet nga pozitiviteti i rasteve në totalin e të testuarëve.

Tomini u shpreh se aktualisht spitali që funksionon është spitali Infektiv dhe spitali Covid 3. Menaxhimi i të gjitha rasteve kryhet në këto 2 spitale.

Për sa i përket masave të propozuara sot nga Komiteti i Ekspertëve që do të hyjnë në fuqi më 4 janar, Tomini u shpreh se për çdo masë lihet një periudhë kohore jo vetëm ndërgjegjësimi por edhe qartësimi të mendimeve të dyfishta kundrejt vaksinimit.

Tomini: Sot fjala kryesore është vaksinimi dhe po punohet për sensibilizimin e grupeve të riskut me një plan kombëtar. Po punohet me të gjitha mënyrat dhe secili nga ne duhet të luajë rolin kryesor sepse vaksinimi është shumë i rëndësishëm. Secili nga ne është hallë e  një zinxhiri të tërë që na çon në shpëtim jete.

Tomini u shpreh se është shumë e rëndësishme të evidentojmë faktin që duhet të shpëtojmë shëndetin publik.

Si do të veprohet?

Tomini sqaroi çfarë do të ndodhë nëse dikush nuk pranon të vaksinohet.

Tomini: Ne pas gjykimit të disa takimeve me Komitetin e Ekspertëve u gjykua për t'u lënë kjo hapësirë kohore kryesisht administratës publike dhe ndërkohë edhe punonjësve të supermarketeve që të reflektojnë. Alternativa që nga data 4 janar është kryerja e testit PCR. Këto teste do t'i kontrollojnë administratorët e subjekteve, inspektoratet që janë në terren për të inspektuar respektimin e masave. Janë një sërë mekanizmash që do të ndërhyjnë për të monitoruar procesin.

Tomini u shpreh se nuk ka vlerë ndërhyrja e inspektimit aq sa ka vaksinimi. Vaksinimi sipas saj do të na bëjë të rikthehemi në realitet.

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti Xhuljana Zhuleku

EMISIONET