Universiteti i Tiranës jep njoftimin, më 17 tetor nis viti i ri akademik

Universiteti i Tiranës jep njoftimin, më 17 tetor nis viti i ri

Viti akademik 2022-2023 do të fillojë në datën 17 tetor 2022.

Njoftimin e dha Universiteti i Toranës në faqen e tij zyrtare.

“Fillimin e Vitit Akademik 2022-2023, në institucionet e arsimit të lartë, në datën 17 tetor 2022 dhe mbarimin e tij në datën 29 shtator 2023.

Institucionet publike të arsimit të lartë, në përfundim të regjistrimit të kandidatëve fitues, të dërgojnë në të gjitha ndërmarrjet “Trajtimi i Studentëve” sh.a., listën e studentëve të regjistruar, sipas programeve të studimit dhe fakulteteve përkatëse.

Ngarkohet për zbatimin e këtij urdhri Sekretari i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Arsimit dhe Sportit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, si dhe institucionet e arsimit të lartë” thuhet në njoftimin e bërë publik.

EMISIONET