"Unë fitova! Francesco Becchetti vijon ti bëjë jehonë fitores së gjyqit me Shqipërinë

"Unë fitova! Francesco Becchetti vijon ti bëjë jehonë

Nga qendra historike në qendrën institucionale.Pas dy fotografive gjigande të vendosura në Piazza di Spagna, me sloganin "Une fitova",  sipërmarrësi italian ka mbushur me pankarata qendrën institucionale të Romës.

Në rrugen që të çon në selinë e Kryeministrisë italiane, Palazzo Chiggi, në rrugët lidhese me selite e tre ministrive italiane; Ministra e Ekonomise dhe Financës, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Politikave Agroushqimore e Pyjore, pak metra nga zyrat e të perditshmes italiane "Il Messaggero", ne trotuarin hyres të Bankes Deutsche Bank, janë pozicionuar pankartat bardh e zi "Unë fitova".

As 1 meter nga toka, që i bën dukshmërisht të kapshme nga syri i kalimtarëve, ngjajne me reklamën e një filmi që pritet të shfaqet së shpejti.

Nga qendra historike në qendrën institucionale, mesazhi i sipërmarresit italian shfaqet qartë e më agresiv në thirrjen e  "Une fitova".

Ata që vazhdojne të humbin si në xhepa e dinjitet janë shqiptarët. 

E për të kryer strukturen e një artikulli të punës së gazetarit pyetjet bazike janë:

Kush është shkaktari i këtij dëmi ekonomik, fyerje imazhi e rrënim dinjiteti për shqiptarët?

Cili qe shkaku që solli një fitore dëmshpërblyese 110 milion euro për arken e shtetit shqiptar?

Pse u nis ky gjyq e cili qe motivi?

Kur ndodhen faktet e kush qe përgjegjësi?

E vetmja pyetje me pergjigje është se ngjarja ndodhi në Tiranë e postngjarja po reklamohet në Romë.

EMISIONET