Ulsi Manja prezanton drejtorin e ri të Shërbimit të Provës, porosia e ministrit

Ulsi Manja prezanton drejtorin e ri të Shërbimit të Provës,

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka prezantuar sot Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Ervin Hoxha.

Vendimi për Hoxhën u mor në Këshillin e Ministrave. Ndërkohë gjatë prezantimit Manja ka kërkuar zbatimin e ligjit nga trupa e specialistëve të Shërbimit të Provës.

 “Porosia ime një dhe e vetme që i përmbledh të gjitha porositë që kam për ju, është zbatimi iligjit.

“Ju si shërbim nuk jeni të pavarur. Nuk jeni as një ishull me qeveri autonome por jeni një shërbim që duhet t’ju udhëheq ligji dhe vetëm ligji.

Mbikëqyrja e dënimeve alternative duhet të jetë në funksion të qëllimeve që ka dënimi penal sipas ligjit dhe jo oreksit të individëve, brenda shërbimit të provës dhe që s’ka lidhje me zbatimin e ligjit.”- është shprehur Manja.

 Ai i është drejtuar trupës duke i thënë se  do të jenë ata që do të dalin në mbrojtje të veprimeve të tyre përpara opinionit publik dhe medias.

“Ne jemi këtu për të bërë detyrën kundrejt ligjit dhe qytetarëve. Kaq. Ju keni aplikuar për të qenë pjesë e sistemit. Tani jeni pjesë e sistemit. Ky sistem është në shërbim të qytetarëve. Nëse ndonjë e mendon ndryshe, dua t’ju them se nuk ka asnjë të paprekshëm”, shtoi Manja.

 

EMISIONET