Ulja e sigurimit, rrit fluksin/ Në Qafë Thanë shtohet ndjeshëm lëvizja e automjeteve
Në pikën doganore të qaf thanës është regjistruar një rritje e lëvizjeve. Shkak duket se është bërë ulja e sigurimit çka ka lehtësuar lëvizjen.
Ulja e sigurimit nga 300 € në 50 € për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut ka sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të lëvizjeve në pikën kufitare të Qafë Thanës
Qytetarët shprehen se lehtësia është e dobishme ndërsa thonë se duhet të zbatohet edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Policia kufitare në Qafë Thanë bën me dije shumica e atyre që hyjnë janë për punë por edhe për pushime.
Sipas të dhënave prej 3 prillit deri më 30 prill, 177,984 shtetas kanë kaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Gjithashtu, një tjetër lehtësirë që pritet të aplikohet gjatë verës është kontrolli doganor vetëm një herë nga pala pritëse, si në hyrje ashtu edhe në dalje.