Uldedaj: Asnjë parti nuk ka fituar vetë në zgjedhje, ka fituar nga dobësia e partisë tjetër

Uldedaj: Asnjë parti nuk ka fituar vetë në zgjedhje, ka fituar
Tonin Uldedaj në PolitikOn

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, kandidati i Bindjes Demokratike, Tonin Uldedaj u shpreh se Asnjë parti nuk ka fituar vetë në zgjedhje, por ka fituar nga dobësia e partisë tjetër.

Uldedaj shtoi se Bindja Demokratike ua ka prish ujërat partive kryesore, se në demokraci duhet të ketë alternativë.

Uldedaj: Asnjë parti nuk ka fituar vetë në zgjedhje, por ka fituar nga dobësia e partisë tjetër. Popullit duhet t'i zgjodhët ndërgjegjja. Më beso se kur kjo do të ndodhë, trinomi nuk do të ekzistojë më. Shqiptarët po ikin, kemi prekur fundi dhe nuk presim më gjë. Tani po bëjmë zgjedhje, apo po bëjmë luftë. Prandaj Bindja Demokratike ua ka prish ujërat, se në demokraci duhet të ketë alternativë.

Uldedaj theksoi se ata që nuk mbajnë premtime duhet të ikin, por në këto vitet e fundit kanë ikur nga shiu në breshër, prandaj duhet një forcë e re politike.  

 

EMISIONET