“Uji duhet të turbullohet që të kristalizohet”, Mehmetaj: Jo më me opozitë të shitur

Ish  deputetja Kejdi Mehmetaj në një intervistë për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se strukturimet që kanë ndodhur brenda partive opozitare reflektojnë pozitivitet.

Sipas saj tashmë këto parti nuk bëjnë më një opozitë të shitur.

Kejdi Mehmetaj: Strukturimet që kanë ndodhur brenda partive, të paktë dy partive të mëdhaja të opozitës si ato të PD dhe PL janë ndryshime që reflektojnë pozitivitet që kanë treguar qëndrueshmërinë e këtyre partive përballë maxhorancës, por dhe kanë dhënë shpresë e besim te votuesi shqiptar që këto dy parti referuar më së shumi PD-së nuk hyjnë më në një garë, luftë ose ndeshje të dhënë në tavolinë, por është future në një garë ku drejtuesit dhe ata që garojnë janë të ndershme të vendosur përballë opozitës. Nuk bëjnë një opozitë të shitur. Që këtu ka një ndryshim të madh në mënyrën si përballemi.

“Siç ka thënë dhe Konfuci ‘uji duhet të turbullohet që më pas të kristalizohet’, dhe votuesi të shkojë me besim ditën e zgjedhjeve. Partitë opozitare po bëjnë disa marrëveshje në funksion të këtyre zgjedhjeve dhe vetë PD ka ndërmarrë një proces të ri dhe premtues.   Jemi në një moment të mirë pasi kemi njerëz të vendosur për të bërë opozitë.” tha ajo .

EMISIONET