Udhëtoni me kujdes! Mjegull në aksin Korçë - Pogradec
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 19 Mars 2023, 08:03
Mjegull në disa pjesë të aksit rrugor Korçë - Pogradec. Këtë mëngjes juglindja është zgjuar "e pushtuar" nga mjegulla, edhe pse temperaturat janë në rritje në krahasim me ditët që lamë pas.
Për shkak të mungesës së fushëpamjes, shpejtësia e automjeteve është reduktuar ndjeshëm ndërkohë që policia rrugore apelon për kujdes të shtuar.