Marrëveshja me Kosovën, Shqipëria leje pune të lehtësuara, njihen pensionet

Të gjithë shtetasit kosovarë që jetojnë në Shqipëri do të mund të pajisen me leje qëndrimi 5 vjeçare në Shqipëri, dhe së bashku me atë, ata do të kenë dhe lejen përkatëse të punës. Vendimi u mor këtë të mërkurën nga qeveria shqiptare në prag të takimit të Elbasanit me qeverinë “Kurti”.

Dy ditë para mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, qeveria shqiptare miraton një nga marrëveshjet që do të nënshkruhet të premten në Elbasan që ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë.

Nga shkallët e kryeministrisë ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se përmes këtij vendimi shtetasit e Kosovës me një aplikim të thjeshtë do të mund të marrin lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do të jetë edhe leja e punës.

Ndërkohë edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kosovë do të marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura të lehtësuara.

Çuçi: Është një lajm i mirë për shtetasit e Kosovës që do të marrin me një aplikim dhe pa dokumente lejen  qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do jetë edhe leja e punës. Është lajm i mirë edhe për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Kosovë të cilët do të marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura shumë të lehtësuara se sa janë sot. Vendimi  i sotëm është në vazhdën e disa marrëveshjeve që do nënshkruhen nga ministria e Brendshme.

Çuçi i përgjigjet gazetares së RTV Ora: Nuk do të ketë kamp refugjatësh në Shqipëri

I pyetur nga RTV Ora për marrëveshjen e firmosur me palën britanike për sa i përket emigrantëve, se a do jetë Shqipëria një vend tranzit për emigrantët e vendeve të treta dhe a do krijohet një kamp refugjatësh, Çuçi tha se është thënë qartë se nuk do ketë kampe refugjatësh për interesa të vendeve të tjera në Shqipëri.

EMISIONET