"Po alarmoni qëllimisht publikun", Çuçi "i jep llogari" Salianjit me statistika

Në përgjigje të interpelancës së kërkuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji dhe pytejeve të bëra për krimin dhe ndërtimet pa leje, ministri i brendshëm Blendi Çuçi zgjodhi ti përgjigjej me statistika duke treguar kështu që numri i varsjeve, vjedhjeve e rasteve të tjera të krimit janë ulur krahasuar me 2013.

"Në lidhje me pyetjet që bëtë kemi dërguar përgjigje me shkrim. Nuk do t'ju mungojë asnjëherë.

Sa herë të kërkoni sqarime për punën e ministrit të Brendshëm dhe policisë në lidhje me sigurinë në Shqipëri. Këtë gjë po e bëjmë. Nuk kanë kaluar muaj… kjo është interpelanca  edytë që ju e thërrisni.

Nuk jam shumë komod që ta filloj një interpelancë me ca statistika të ftiohta, pa shpirt që nuk flasin.

Duke qenë se vazhdimisht këto statistika i ofrohen publikut një keqinformim apo alarm i qëllimshëm dhe i pabazuar në të dhëna konkrete. Dua ta filloj me statistikat që lidhen me krimet e rënda në Shqupëri ën këto vite.

Për këtë rast tja lemë matematikës dhe jo opinionit.

Plagosjet i gjetëm 163 rate në 2013 dhe i ulëm me 140 vitin që kaloi.

Vjedhjet me pasojë vdekjen ishin 6 në 2013 dhe 0 vitin që kaloi.

Vjedhjet me armë 96 dhe në 2021 vetëm 11 raste.

Narkotikët meqë e përmendi shpesh, të gjithë indikatorët flasin qartë për rritjen e cilësisë së hetimeve dhe si rrjedhojë për zbulueshmërinë e këtyre rasteve penale.

Numri i vrasjeve me dashje në 2006, ishin 87, 2011 me 1442 viktima. Në 2021 e kemi ulur me 61 vrasje dhe 66 viktima.

Këto janë statistika. Kemi dhe 8 mujorin tani që kemi 36 vrasje me dashje me 41 viktima. Në 2012 e gjetëm me 126 dhe tani e kemi 61, gati më shumë se përgjysmuar" tha ai.

EMISIONET