U votuan sot në Parlament, Rama dhe ministrat betohen nesër te Presidenti Meta

U votuan sot në Parlament, Rama dhe ministrat betohen nesër te

Burime për Ora News bëjnë me dije se qeveria "Rama 3" do të betohet ditën e nesërme (18 shtator) te Presidenti i vendit Ilir Meta.

Ceremonia e betimit të qeverisë "Rama 3" pritet të zhvillohet në orën 10:00.

Do të jetë një ceremoni solemne ku kryeministri Rama bashkë me ministrat e tij do të jenë përpara Presidentit Ilir Meta për t'u betuar në Kushtetutë dhe për të marrë detyrën e re dhe detyrën për 4 vitet e ardhshme.

Qeveria "Rama 3" do të betohet para atij Presidenti për të cilin në legjislaturën e kaluar kanë votuar për shkarkimin e tij dhe çështja tani është në Gjykatën Kushtetuese.

Qeveria "Rama 3" u votua në Parlament mëngjesin e sotëm rreth orës 06:40 me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.

Votimi erdhi pas një seance maratonë diskutimesh e cila nisi pasditen e 16 shtatorit dhe përfundoi rreth orës 06:00 të 17 shtatorit.

Edi Rama mori zyrtarisht mandatin më 11 shtator për të qeverisur vendin për një katër vjeçar të tretë, pas fitores së partisë së tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Dekreti u shpall nga Kreu i shtetit, Ilir Meta, të cilin partia e kryeministrit Rama e shkarkoi me vendim parlamenti, dhe çështja është në Gjykatë Kushtetuese. 

Emrat e ministrave të qeverisë 'Rama 3'

Kryeministër – Edi Rama

Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) - Arben Ahmetaj

Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme - Olta Xhacka

Ministër i Mbrojtjes - Niko Peleshi

Ministër i Drejtësisë - Ulsi Manja

Ministër i Punëve tëBrendshme - Bledi Çuçi

Ministre e Financave dhe Ekonomisë - Delina Ibrahimi

Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku

Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale - Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit dhe Sportit - Evis Kushi

Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca

Ministre e Kulturës   Elva Margariti

Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, - Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin

Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët

Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve.

/OraNews/

EMISIONET