U varën e pushkatuan 14 burra nga dyert e mëdha të Mirditës, përkujtohet 73-vjetori i masakrës së Qafës së Valmirit

U varën e pushkatuan 14 burra nga dyert e mëdha të

"???????????????? ???????????? ????????̈ ????????????????ℎ????̈ ????????̈ ????????????????????ℎ???????????????? ????????ℎ???? ????????̈????????????????????????̈ ???????? ???????????????????????????????? ????????̈ ????????̈ ????????????????????ℎ???????? ???????? ????????????????̧???????????????? ????ℎ???? ???????????????????????????? ???????????????????????????????? ????????????ℎ????????̈???????????????????????? ????ℎ???? ????????????ℎ???????? ????????̈???? ????????????????????????. ???????????? ???????? ????????̈ ????????ℎ???????? ????????????̈ ????????????ℎ????????̈???????????????????? ???? ????????????????????????????????????ℎ????̈???? ???????? ????????̈ ????????????????ℎ????????ℎ???????? ???????????????? ???????????????????????? ????????̈ ????????̈???? ????????????????????????̈???? ???? ???????????????? ???????????????????????? ???????????????????? ???????????????????????????? ???????????? ????????????????̧????????????. ????????̈???? ????????????ℎ????????̈???????????????????????????? ???????? ????????̈ ???????????????????????????????????????????? ????????̈ ????????̈????????????????̈ ????????????????????????????, ????????̈ ???????????????????????????? ???????????????????????????? ????????????ℎ????????̈????????????????????????????ℎ???? ????????̈ ????????????????????????ℎ???????? ????????̈???? ????????????????????????̈????, ???????????? ???????????????? ????????̈ ????????????????????????????????ℎ???????? ???????? ????????ℎ???????? ????????̈ ????????̈????????????????????ℎ???????? ???????? ????????̈???????? ???????????????? ????????????????????????ℎ.????????̈ ????????̈????????̈ ????????????????, ????????̈???? ????????????????????????????̈???? ????????????????̈ ????????̈ ????????????????????????????????ℎ???????? ????ℎ???? ???? ???????????????????????? ????????????????????????????????, ???????????????????????????????????????? ????ℎ???? ????̧???????? ????????????????????̈ ????????????????????̈???? ???????????????????????????????????? ???? ???????????????????????? ????????????ℎ???????? ???????? ????????????????????????????ℎ????????̈????????????????̈ ???? ???????????????????????????????? ????ℎ???? ???????? ???????????????????? ????????̈???? ????????̈ ???????????????????? ????????????????????ℎ????????".

Ky vendim gjyqësor, i shkëputur nga dosja e hetuesisë nr.2235, do të shkaktonte atë që njihet si Masakra e Qafë-Valmirit, nga më të përgjakshmet e ndodhura pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri.

14 burra, përfaqësues të dyerve më të mëdha e të më shquara të Mirditës u varën ose u pushkatuan.

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përkujtoi sot në Shpal të Mirditës, 17 gushtin e vitit 1949, ditën kur u ekzekutua me vendim gjyqësor masakra ndaj 14 të pafajshmëve, mbi “indicie, presumime dhe prova indirekte”.

Autoriteti u përfaqësua nga anëtarëtGentiana Sula, Gjergj Marku dhe Skënder Vrioni, një një organizim përkujtimor të shoqatës “14 Martirët e Demokracisë”, me praninë përfaqësuesve të ISKK dhe të Ethem Fezollarit, të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë,  Kolë Nikolli, Filip Gjomarku e Preng Gjergj Beleshi, mes familjarëve të të ekzekutuarve pa faj, të gjithë të dënuar për disa breza.

Dom Gjergj Meta, ipeshkvi i Rrëshenit mori pjesë në ceremoninë përkujtimore pranë varrit të përbashkët të 14 të ekzekutuarve dhe drejtoi meshën në kishën e Shpalit, ceremoni që çdo vit kthen vëmendjen në një plagë traumatike e të pambyllur të familjeve, komunitetit dhe shoqërisë, dënimit kolektiv të të pafajshmëve për vrasjen e deputetit të Kuvendit Popullor të kohës, Bardhok Biba.

Vrasja në pritë e Bardhok Bibës, oficer Sigurimi dhe njëherësh “Hero i Popullit”, e shenjoi përgjithnjë Mirditën, nga ku u shpërngulën me forcë me kamionë, me qindra familje, nga shtëpitë e tyre shekullore, për në kampin me tela me gjemba të Tepelenës.

Historitë e tyre kanë mbushur faqet e memuareve, rrëfimeve mbi kushtet çnjerëzore e të pamundura të kampeve, dhe ende sot trazojnë jetët e familjeve të atyre që u dënuan për t’u bërë shembull në masë, në breza, pa prova...

Më 17 gusht 1949 u varën në litar: Preng Dedë Kola, nga Oroshi; Pjetër Dedë Vila dhe Pjetër Paloka nga Kaçinari; Dodë Mark Biba, nga Kthella e Epërme.

U pushkatuan: Nikollë Bardhok Bajraktari, nga Rrësheni; Llesh Gjon Mëlyshi, nga Malaj; Nikollë Llesh Bajraktari, nga Oroshi; Ndrecë Mark Ndoj e Frrok Mata, nga Kaçinari, Bardhok Dodë Gjini, nga Proseku; Gjok Gjin Kaçi, nga Bukmira; Gjergj Beleshi, nga Kthella e Epërme; Ndoc Gjet Çupi, nga Blinishti dhe Preng Shkurt Nikolli, nga Oroshi.

Ende sot, 14 të ekzekutuarit martirë, siç i konsiderojnë familjarët që i përkujtojnë nëpërmjet shoqatës me të njëjtin emër, prehen në një varr të përbashkët, siç ishin ditën e 17 gushtit 1949, kur jetët e tyre u prenë në mes.

Institucionet qendrore e vendore u detyrohen familjeve, siç i detyrohen komunitetit vendas dhe shoqërisë, për trajtimin me dinjitet të atyre që nuk janë më, duke u dhënë mundësi familjeve t’i nderojnë në vendprehjen e fundit, sipas zgjedhjes së tyre, individuale.

EMISIONET