U shfaq me armë zjarri pas konfliktit me 3 bashkëmoshatarë, policia arreston 17-vjeçarin në Tepelenë

U shfaq me armë zjarri pas konfliktit me 3 bashkëmoshatarë,

Një grup adoleshentësh janë konfliktuar me njëri tjetrin.  Pas konfliktit me tre bashkëmoshatarë, një 17-vjeçar është larguar, ka marrë një armë zjarri dhe më pas është rikthyer në vendin e konfliktit.  

Forcat policore janë njoftuar për konfliktin dhe u është komunikuar se në lagjen "15 Shtatori", Tepelenë, një shtetas qarkullonte me armë zjarri.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe neutralizimi  i shtetasit R. H., 17 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe sekuestrimi i armës së zjarrit automatik që ai mbante me vete.”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesën e shtetasit R. H., u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë janë shoqëruar edhe tre shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt. 

Po punohet për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

EMISIONET