A ISHTE VRASJE PËR HASMËRI? I arrestuar për disa ngjarje dhe me dy identitete. Ja skeda e 30-vjeçarit që u vra sot në Novoselë

Kristian Marku është identifikuar si 30-vjeçari që mbeti viktimë e të shtënave me armë zjarri pasditen e sotme në aksin Fier-Vlorë.

Marku, dinamika e vrasjes së të cilit ende mbetet e paqartë, nuk është një emër i panjohur për autoritetet e policisë, pasi ai ka precedentë të mëparshëm penalë për “vrasje me dashje në bashkëpunim të mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Në vitin 2023 Kristian Marku alias Kristi Bardhi është skeduar nga policia si i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në 26 mars të këtij viti në Rrëshen, ku pati të shtëna me armë zjarri në drejtim të shtetasit Saimir Reçi, çka ngre dyshime se dhe kjo ngjarje mund të ketë të bëjë me ndonjë hasmëri mes fiseve në Rrëshen.

Gjithsesi do të jenë hetimet ato që do të zbardhin dhe dinamikën dhe motivet e këtij atentati tragjik që trondit vendin për herë të dytë brenda pak orësh, pas vrasjes së Bujar Nasufit në Tiranë.

Më tej, në shtator të vitit 2023, Marku është arrestuar nga policia e Kurbinit ,pasi është kapur me një armë zjarri tip pistoletë të cilën e mbante pa leje.

Mësohet se Marku është sinjalizuar nga shërbimet e policisë për të ndaluar në afërsi të fshatit Shëmri të Kurbinit, por sapo ka vërejtur autoritetet ai ka hedhur armën e mbushur me fishekë nga dritarja e makinës në të cilën ndodhej.

A ISHTE VRASJE PËR HASMËRI? I arrestuar për disa ngjarje dhe me

EMISIONET