Sarandë/ 41 vjeçari vritet me thikë pas sherrit për parkimin afër hotelit, arrestohet kamarieri dhe vëllai i tij
Një vend parkimi është bërë shkak për një konflikt që përfundoi me vdekjen e një 41-vjeçari në Sarandë.
Klodian Bakia, 41-vjeç banues në Tepelenë, humbi jetën pasditen e 17 Gusht 2022 në Sarandë.
Policia bëri me dije se vrasja ndodhi rreth orës 18:30, në lagjen Nr.1, brenda ambienteve të hotelit "Conte Monte Cristo" ku dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, Bakia është goditur me një thikë në zemër, e për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Pas krimit u bë i mundur mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Xhanel Tarja 24 vjeç, banues në Laç.
"Dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, në lagjen nr.1, Sarandë, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Klodian Bakia, 41 vjeç, banues në Tepelenë, i cili si pasojë e dëmtimeve të marrë, ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës."- njoftoi policia.
Ndërkohë burime për Ora News, bënë me dije se konflikti mes të dyve kishte nisur për një vend parkimi.
Konflikti mes tyre ka nisur pasi 41-vjeçari nga Tepelena kishte parkuar para lokalit ku punonte si kamarier i riu nga Laçi.
Viktima ka refuzuar kërkesën e 24-vjeçarit për të hequr makinën ngs ai vend, çka solli fillimisht debat mes tyre dhe më pas perplasje fizike që përfundoi me përdorimin e armës së ftohtë.
Pas goditjes me mjetin prerës. 41- vjeçari Bakiaj u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra
Rreth orës 23:10 policia njoftoi se ishte arrestuar 24 vjeçari Xhanel Tarja dhe se në pranga kishte rënë dhe i vëllai i tij, Xhoi Tarja.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Policia ka arrestuar edhe Genci Ahmetin, administratorin e hotelit ku ndodhi vrasja, i cili tentoi të fshihte ngjarjen.
(Shenim: Lajmi u perditesua)