U kthye nga Anglia dhe vr*u vëllanë e 21-vjeçares që i dhu*oi prindërit, Ylber Jaku mbërrin në gjykatë

U kthye nga Anglia dhe vr*u vëllanë e 21-vjeçares që i

Në Gjykatën e Kukësit po zhvillohet sot seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj 41-vjeçarit Ylber Jaku, i akuzuar për vrasjen e 34-vjeçarit Reshit Sallahu.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 maj në fshatin Plan të Hasit.

Sipas hetimeve paraprake, Jaku, i cili jetonte në Angli si emigrant, ishte kthyer në Shqipëri për të kryer krimin, një ditë pasi motra e viktimës, 21-vjeçarja Artjola Sallahu, kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Ndërkohë, më 8 maj, Gjykata e Kukësit vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Artjola Sallahun, për dhunën e ushtruar ndaj prindërve të autorit të dyshuar të vrasjes së vëllait të saj.

 

EMISIONET