U konfliktuan për pronat/ Kanosi me armë zjarri 26-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë, procedohet i mituri

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar "Trinom", për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti për motive të dobëta, mes 3 shtetasve.

Vihet në pranga një 21-vjeçar, pasi kanosi me armë zjarri një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, për motive pronësie.

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, që u gjetën në banesën e 21-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit për një konflikt të çastit mes disa shtetasve, gjatë të cilit njëri nga shtetasit kishte kanosur me armë zjarri një 26-vjeçar, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Trinom", për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.

Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasi E. H., 23 vjeç, banues në Tiranë, dhe një shtetas 17 vjeç.

Këta shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur me armë zjarri, për motive pronësie, shtetasin E. Ç., 26 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, 2 armë gjahu, krehra dhe municion luftarak të llojeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

U konfliktuan për pronat/ Kanosi me armë zjarri 26-vjeçarin,

EMISIONET