U kap me 1.1 milionë paund kokainë, shqiptari në Britani dënohet 10 vjet burg

U kap me 1.1 milionë paund kokainë, shqiptari në Britani

Muhamet Qosja, i cili u arrestua në Britani, rreth një vit më parë pasi u kap me një sasi kokaine prej 1.1 milion paund, është dënuar me 10 vite burg.

Ai akuzohet për “armëmbajtje pa leje”, “trafik droge” dhe “pastrim parash”.

29 vjeçari nga Elbasani e kishte fshehur këtë sasi kokaine, fshehur nën krevatin e fëmijëve.

Sipas mediava të huaja, Qosja, me origjinë, më 2020 tentoi të arratisej, teksa forcat policore bën të mundur ndalimin në Melbourne, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjendën 23 000 paund, të fshehura në kroskotin e makinës.

Kërkimet vazhduan më tej në shtëpinë e tij, në rrugën e Shën Valentit, të cilat çuan në zbulimin e një arme pa leje me 20 fishekë dhe pesë qese një kilogramësh me kokainë, të fshehura në djepin e një fëmije.

Qosja u tha oficerëve se ai kishte jetuar në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme që kur mbërriti nga Shqipëria në vitin 2014. Ai shtoi se ka kërkuar punë si “shpërndarës droge”, për shkak se ai e dinte, se “paguhej mirë”.

EMISIONET