"U habita", Petri Bozo flet për angazhimin e Luljeta Bozos në PS: Lëvizje e zgjuar, Rama lojtar shahu

"U habita", Petri Bozo flet për angazhimin e Luljeta Bozos

Petri Bozo, regjisori dhe producenti i mirënjohur shqiptar, ka qenë i ftuar në #Expuls nga Ronaldo Sharka në RTV Ora për të rrëfyer jetën e tij nëpërmjet 10 fotove, në rubrikën "N'kujtime".

Teksa një video-mesazh surprizë erdhi për të nga Lujeta Bozo, e ëma e Petri Bozos, së fundmi e angazhuar në Partinë Socialiste dhe në parlament, Petri u ngacmua nga Ronaldo Sharka se si e priti ai ftesën e Rames për Znj. Bozo.

"Mu duk pak habi pastaj mu duk lëvizje shumë e zgjuar e një lojtari shahu të paparë siç eshtë Rama. Sa i përke komenteve në rrjet, le të reagojnë. Nuk i ndalon dot. E kemi më të lehtë t'a paragjykojmë tjetrin se sa t'a vlerësojmë. Me këtë jemi rrahur me vaj e uthull dhe s'na bën përshtypje. Dyshimi ishte tek ime më por në mungesën e babit, pasi kanë qenë të lidhur, e quajti një lajkmotiv më shumë për të kontribuar për shoqërinë dhe për t'i dhënë shoqërisë. Ne nuk na pushtonte telefoni pas tërmetit dhe mami nuk përtonte të shkonte në çdo studio"- u shpreh ai.

Ndiqni videon e plotë për më tepër:

EMISIONET