U ekzekutua me 20 plumba, ky është Ergys Dashi që u vra në Ekuador (FOTO)

Ora News, ka siguruar foton e shqiptarit Ergys Dashi, i cili është vrarë ditën e djeshme (22 Janar) në Ekuador.
Vrasja ka ndodhur në një restorant në veri të kryeqytetit Guayakyl.
34-vjeçari rezulton se është nga qyteti i Durrësit, por banues në Tiranë.
Dashi kishte disa kohë që jetonte përkohësisht në Guajakil të Ekuadorit, ndërsa dyshohet se aktiviteti i tij në këtë shtet, ka qenë trafiku i lëndëve narkotike.
“Ora News”, mëson se Ergys Dashi, rezulton të jetë pjesë e një grupi kriminal në Tiranë dhe Durrës, ku drejtuesit e këtij grupi kohët e fundit janë zhvendosur në Dubai dhe prej këtij monitojnë trafikun e kokainës nga Ekuadori në vendet e Evropës si dhe në Shqipëri.
Dashi, ishte njeriu i besuar i E.D dhe P.D, që të dy persona të shpallur në kërkim nga drejtësia Shqiptare dhe ajo italiane.
Mediat në Guajakil raportojnë se:”…Ergys Dashi, 34 vjeç, u identifikua si njeriu i vrarë në restorantin Grilling, në Avenue José Joaquín Orrantia, diagonalisht me Mall del Sol, në veri të Guayaquil. Sipas burimeve policore, individi do të kishte pasur lidhje me trafikun e drogës…”.

Si ndodhi ngjarja
Akti i dhunshëm u regjistrua natën e së shtunës, 22 janar, rreth orës 19:00, kur dy persona, njëri prej tyre me një buqetë me lule, hynë në biznes duke iu shmangur stafit, i cili kërkonte për klientët kartën e vaksinimit.
Njëri nga personat ka nxjerrë nga tufa e luleve armën duke qëlluar plot 20 herë dhe lënë të vdekur në vend, Ergys Dashin.
Në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 shenja të fishekëve të markës Fame, tip 9x19, sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Ata gjithashtu konstatuan se viktima ka marrë disa të shtëna në pjesën ballore të kafkës.
“…fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës, u konfirmua identiteti dhe origjina e tij nga Evropa Lindore, nga rajoni i Ballkanit…”-raportojnë mediat vendase.
Ndërsa më pas u mësua plotësisht se viktima ishte shtetas shqiptar, pjesë e një grupi kriminal në Shqipëri, që vepron në Durrës dhe Tiranë.
Gjatë aktit të dhunshëm, u plagos një e re e identifikuar si Angie Romero, 26 vjeç. Ajo ishte ulur në një tavolinë pranë vendit ku ndodhej shtetasi i huaj.
Kush ishte Ergys Dashi
Ergys Dashi ishte arrestuar më shtator të 2014 nga policia italiane në operacionin e koduar Conventus. Mësohet se ai konsiderohej si kreu një grupi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut, Bolivia e Spanja drejt Italisë. Transporti i drogës, bëhej përmes makinave të modifikuara. Asokohe u sekuestruan 30 kilogramë heroinë.
Ergys Dashi me 2014 banonte ne porto Sant Elpidio provincën e Ankonës. Transporti i drogës, bëhej përmes makinave të modifikuara. Asokohe u sekuestruan 30 kilogramë heroinë. Ai ishte pjesë e dy grupeve të trafikut të drogës që u shkatërruan dy ditë më parë. Kokat e këtyre grupeve ishin Elvis Demcde dhe Ermal Arapaj.