U dënua për skandalin erotik me Safet Gjicin, flet Alma Kaçi: Filmova 3 kryebashkiakë për blerje votash
Alma Kaçi, në një intervistë për SYRI TV, tha se vendimi i dhënë për çështjen e saj dhe të Safet Gjiçit, tregoi se drejtësia është politike.
“Pa dyshim asnjërën nga këto të dyja. Përderisa u ndërrua akuza, dihet që po përdoret për politikë. As që bëhet fjalë.
Si dhe për të lehtësuar zotërinë në fjalë, sepse ai sipas meje duhej të kishte dy akuza, edhe shpërdorim detyre, edhe korrupsion pasiv.
Megjithatë, ia hoqën këtë të korrupsionit pasiv dhe ia lanë shpërdorim detyre si e si për ta lehtësuar.
Dalë në konkluzion që mendova se kishte drejtësi, do jenë blerë gjykatat. As që bëhet fjalë sipas mendimit tim.
Për mua kjo vepër penale është e patolerueshme. Për të vetmen arsye se e kam theksuar edhe herë të tjera, kam punuar në një media investigative që është Fiks Fare. Nuk e di pse më lanë në baltë, por dua të them se këtu nuk ka drejtësi. Po e përdorin për politikë.
Çdo gjë ishte e planifikuar prej tyre. Ka qenë para votimesh, ka qenë një valë e nxehtë, ne morëm disa kryetarë bashkie për blerje votash etj. Ndërkohë te ky pamë gjënë interesante që ky përdorte zyrën e tij për epshet e tij shtazarake.
Ishte vala e nxehtë kur ishin votimet dhe për kryebashkiakët e tjerë bëhej fjalë për blerje votash. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Bashkia e Roskovecit, Bashkia e Fierit, ku ndër të tjera kërkonin se çfarë personash ke në fis, të m’i sjellësh me emra dhe mbiemra dhe u premtonin punë.
Të gjitha këto raste janë bërë kundrejt marrjes së votës dhe kundrejt emisionit ‘Fiks Fare’ dhe që nuk janë transmetuar.
Për shembull në Bashkinë e Kavajës, ish-kryebashkiaku përmes vëllait të vet, ndante ushqime te komuniteti rom, jepte tollona, edhe lekë ndoshta, por që nuk asistova dot për lekë. Edhe për kryebashkiakët e Fierit dhe Roskovecit është e njëjta skemë”, tha ajo.