U bë viral për dollinë, demokrati në Berat: Basha, fëmijë i edukuar. Tha k*ka, k*ka. Ne se nxorëm jashtë, na e bëri në mes të shtëpisë

Demokrati që u bë viral në foltoren e Berishës në Berat në tetor 2021 pasi ngriti dolli me raki për të u shfaq edhe në takimin e sotëm elektoral të liderit demokrat që garon përballë Ibsen Elezit pëer të marrë drejtimin e PD.

Ai nuk i kurseu kritikat por as këshillat sesi PD mund të shkojë drejt fitores duke "peshkuar" elektoratin gri.

Pati dhe një amanet për Berishën, që kur të shkojë në Parlament ti kërkojë Ramës të flasë me Bordin e botës së përtejme që ta dijë ku e ka destinacionin final.

Shishen e kishte marrë sërish me vete, kësaj here si përgjigje për mediet që ju referuan si pijanec Berati.

Qytetari: Bravo doktor për energjinë pozitive që na transmeton ne brezit të vjetër por dhe rinisë. Jeni e vetmja lokomotivë që tërhiqeni vagonët nga pas por dhe i vetmi buldozer që duhet të shtyni pisllëkun stok që ka mbetur nga paraardhësit. Unë kam mendimin tim personal sesi PD të bëhet pak më e madhe. Nuk më pëlqen të bëhet PD më e madhe me ata që na helmuan me gaz atje por populli shqiptar është hashashizuar, është në narkozë. Duhet të zgjidhen kryetarët e grupseksioneve dhe kryetarët e seksioneve. Duhet një ditë PD të organizojë një maratonë, tek ajo maratonë do të shkojë mosha ime, do shkojë një i ri, një e re, një zonjë apo zonjushë. Kur të veshë tutat e sportit do ti shkojë komshia. Këtu krijiohen lidhjet dhe këtu është elektiorati gri. Të mos kujtohen këta të zgjedhurit që vijnë atje në momentin që zgjidhen, u japin ndonjë votë, votën ja lënë dyqanxhiut, kërcasin e ikin. Ne e kemi marrë nga partitë të majta, e kemi bërë kryetar komune dikë, e bëmë deputet dhe akoma sot e kësaj dite te lagjia ime ishte një urë, një komunitet e bëri me xhepin e tij dhe si ka dhënë paratë, ai nuk voton më. Duhet të angazhohemi dhe të mos përmendim më Bashën, Basha është një kapitull i mbyllur. Për mua Basha është një fëmijë i edukuar sepse ai lajmëroi: Kaka, kaka! Por ne nuk e nxorëm jashtë, na e bëri në mes të shtëpisë. Ne do merremi tani që të ringrejmë PD. Tani doktor ke një amanet nga unë, kur të shkosh në parlament do ti thuash Edi Ramës, se ka njohur nga bota e përtejme se ai është dhe mysliman, dhe ortodoks, dhe budist. Të bisedojë me atë stafin e botës së përtejmë nëse ata kanë ndërmend të më shpërblejnë me xhenet dhe atje është Edi Rama le të më çojnë në xhenhem mua. Me Edi Ramën bashkë jo. Tani doktor, të gjithë ato televizione që më denigruan unë nuk jam pijanec Berati.

Berisha: E kemi tradicionale, lërja pijen, mos ja merr. Ashtu bravo. Gëzuar!

Qytetari: Duhet të na prish përpara drejt fitores. Kastile e mora për të gjitha ato televizione që më denigruan.

EMISIONET