U aksidentuan me makinë në hyrje të Rrëshenit, ndërron jetë te Trauma çifti i bashkëshortëve
Ka ndërruar jetë çifti i bashkëshortëve që mbetën të plagosur në aksidentin rrugor në hyrje të qytetit të Rrëshenit me 5 tetor të këtij viti.
Në aksident u përfshinë dy automjete të cilat u përplasën me njëra-tjetrën.
Çifti i bashkëshortëve P.P dhe P.L ndërruan jetë në spitalin e Traumës në Tiranë ku merrni mjekim që prej plagosjes.
Me vdekjen e bashkëshortëve shkon në tre numri i viktimave nga ky aksident. Fill pas aksidentit te Trauma ndërroi jetë drejtuesi i mjetit tip "Ford" shtetasi A.S., 52 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.
Nga ky askident mbeti i plagosur dhe një person tjetër i cili po merr mjekim në spital.