“Turp i ministrisë, nuk mund të vësh taksë për të marrë ajër”, Korreshi: Plazhi i Divjakës më i mbaruari i Shqipërisë

Deputeti i PD Saimir Korreshin në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj foli mbi taksën e vendosur nga qeveria për hyrjen në parkun e Divjakës.

Korreshi u shpreh se  plazhi i Divjakës është ndër plazhet më të lodhur dhe më mbaruara të Shqipëri pasi dhe investimet kanë munguar. Sipas tij duhet të ketë një reflektim nga qeveria lidhur me taksën e vendosur.

Saimir Korreshi: Të gjitha bizneset që janë aty do të falimentojnë pasi nuk ka investuar qeveria. Të taksohesh për të hyrë në plazhin e Divjakës nuk mund të ndodhë, nuk ndodh në asnjë vend. Dua të shkoj të takoj familjarët e mi pse duhet të taksohem? Këtu është me të marrë ajri. Në parkun kombëtar nuk ka asnjë investim. Ka qenë një taksë për park, tani është taksë për individin nuk mund të vësh taks për të hyrë, për të kaluar dhe për të marrë ajër. Plazhi i Divjakës është ndër plazhet më të lodhur dhe më mbaruara të Shqipëri duhet të ishte më atraktive. Ka aty rrethime që nuk të lejon ministria që është e mbrojtjes së pyllit dhe e respektojnë por të mos shkosh në plazh.

A është e vendosur qeveria për të vazhduar me këtë projekt?

Saimir Korreshi: Duhet të ketë një reflektim nga qeveria. Këta banor që jetojnë aty që e kanë ruajtur me fanatizëm këtë pyll duhet ta gëzojnë dhe ta shijojnë të gjithë. Aty nuk ke vetëm banor të Divjakës ke dhe të Leshnjes. Në vend se ti të rregullosh një gjë prish 7 gjëra. Turp e faqja e zezë e ministrisë që do të vendos një taksë kur nuk ka investuar asnjë kokërr leku.

Pagesa për hyrjen në parkun kombëtar Divjakë Karavasta, sipas ministrisë së Turizmit do të jetë 150 lekë për mjetet dhe 50 lek për këmbësorët, ndërsa çdo vizitor paguan edhe për shëtitjet me varka paguan ekstra. Për banorët e bizneset kjo është taksë direkt për një komunitet të varfër dhe turistët.

EMISIONET