Turistët gjermanë lodhen dhe ngelin në errësirë në mal, shpëtohen nga Policia e Tropojës

Punonjësit e Policisë në Tropojë i kanë ardhur në ndihmë turistëve gjermanë mbrëmjen e djeshme.

Pas shumë orësh udhëtimi në këmbë, në zonë të vështirë, policia ka bërë të mundur gjetjen dhe transportimin disa orë me krahë dhe më pas me helikopter drejt Tiranës, të 2 turistëve gjermanë.

Ngjarja ka ndodhur më datë 04.08.2022, rreth orës 21:00, ku policia është njoftuar se dy turistë gjermanë, duke eksploruar zonën e quajtur “Curraj i Epërm”, për shkak të lodhjes dhe errësirës nuk mund të vazhdonin ecjen.

Policia është nisur më pas  në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën.

Pas disa orësh kërkimesh intensive në këmbë, në terrenin e thepisur, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Vashqefen”.

Punonjësit e Policisë fillimisht i nxorën 2 turistët nga terreni i rrezikshëm dhe më pas i kanë transportuar ata deri në vendin ku ishte e mundur ulja e helikopterit.

Më pas turistët, me ndihmën e helikopterit, janë transportuar në spitalin e Tiranës dhe aktualisht ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

EMISIONET