Tryezë për reformën zgjedhore, kërkohet që zgjedhjet e ardhshme të sigurohet vota e Diasporës

Parlamenti ende nuk ka ngritur komisionin e reformës zgjedhore për ndryshimin e kodit elektoral, por është OSBE dhe vetë KQZ që kanë bërë hapin e parë.

Në tryezën ku u diskutua ndryshimet e rregullave të votimeve, u ulën jo vetëm ambasadorët ekspertët por edhe përfaqësues të partive politike përfshirë edhe përfaqësuesit e dy grupimeve të PD, Enkelejd Alibeaj dhe Oerd Bylykbashi.

Vota e emigrantëve prej vitesh ka mbetur peng i mos dakordësisë të partive politike, por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që kjo e drejtë kushtetuese t’u jepet atyre për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.

Celibashi: Pasiguria dhe mosbesimi i palëve ndaj njëra tjetrës kanë ndikuar që emigrantët të mos votojnë. Ky proces duhet të përfundojë jo më vonë se vjeshta e vitit të ardhshëm.

Mazhoranca në tryezë tregohet e hapur për ta bërë realitet votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë por pa dhënë propozime konkrete.

Gjiknuri: Ne arritëm që të sanksionojmë një të drejtë që nuk mendonim se do të arrihej, për shkak të paragjykimeve që kishim. KQZ është i pajisur me bazën ligjore për të eksploruar mënyrat sesi të arrihet vota e emigrantëve. Vullneti është shprehur aty, jam i bindur që të gjitha palët janë dakord që vota e diasporës të bëhet e mundur, kemi kohë deri në zgjedhjet parlamentare. Zgjidhjet ekzistojnë, janë të parashikuara sepse tashmë kemi një regjistër që regjistron edhe qytetarët që janë jashtë vendit, nuk do të jenë në listat e zgjedhësve që votojnë në Shqipëri po në një listë të veçantë.

Celibashi dhe Alibeaj mendojnë që emigrantët duhet të kenë një zonë të veçantë zgjedhore.

Alibeaj: Shumica e shqiptarëve nuk ndodhen në vend, janë larguar, Kushtetuta ua garanton shtetasve të drejtën e votës, qëndrimi ynë është i thjeshtë dhe i kuptueshëm, bazohet në 3 pi ka kryesore, po diaspora duhet të votojë, madje duhet të votojë duke pasur të drejtën e përfaqësimit drejtpërdrejtë të identifikuar, diaspora duhet të jetë një zonë zgjedhore e posaçme, përfaqësuesit e tyre duhet të jenë në parlament, votimi me postë për këdo mëndje të arsyeshme duke parë se ca ka ndodhur është i papranueshëm, standardi i garancisë së mbrojtjes së votës.

Ndërkohë kryetarët e partive të vogla propozojnë që ky proces të mos komplikohet por të zgjidhet me eksperiencën e perëndimorëve.

Pavarësisht propozimeve, palët politike nuk e fshehën mosbesimin tek njëri tjetri, por për ta zgjidhur këtë fenomen, ambasadorja amerikane ju dha formulën e gatshme.

Yuri Kim: SHBA mirëpresin takime të tilla për të adresuar problemet në zgjedhje përfshirë edhe mungesën e diasporës për të votuar. Ne nxisim punën dy partiake që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet. SHBA mirëpret mundësi si kjo e sotmja, përfshirë mungesën e deri më tani të drejtën e diasporës për të votuar. Ne nxisim fuqimisht këtë.

Ambasadori i OSBE në Tiranë shprehu gatishmërinë e institucionit që drejton dhe të ODIHR për ta ndihmuar teknikisht Shqipërinë që në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme shqiptarët jashtë vendit të kenë mundësi për të zgjedhur.

Tryezë për reformën zgjedhore, kërkohet që zgjedhjet e

EMISIONET