Tritoli në lokalin e Noizyt, policia zbulon kush janë autorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 10:39
Një nga krimet e zbardhura që tashmë do të ketë një autorësi është dhe ajo e atentatit me eksploziv në lokalin e reperit të njohur Rigels Rajko, Noizy.
Teksa bëri një rezyme të krimeve të kryera nga banda e Laert Haxhiut, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, deklaroi se ky grup është përgjegjës për vendosjen e tritolit në lokalin e shtetasit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy.