Tregtarët e Shkodrës në protestë/ U rrit qiraja nga bashkia: Është përtej mundësive
Tregu i Shkodrës u përfshi nga protesta këtë të enjte.
Shkak sipas shitësve ishte rritja e ndjeshme e qirasë për të cilën thonë se i kalon mundësitë e tyre.
Tregtaret e tregut te Rusit në qyetetin e hkodrës bojkotuan kete te enjte aktivitetin.
Shkak dhanë rritjen e menjëhershme të qirasë që thonë se u bë nga bashkia e ketij qyteti.
Tarifën e re e konsiderojnë tejet të lartë dhe tejkalon mundesine per ta perballuar.
Në protestë kërkuan uljen e qirasë së vendosur.
Tregu i Rusit eshte hapur ne fund te vitit 2024 , nje investimi qe i ka kushtuar 36.6 mln lekë bashkise se Shkodres.