Tragjike në greqi/ Dy shqiptarët i japin fund jetës brenda 10 minutash, njëri prej tyre muzikant

Tragjike në greqi/ Dy shqiptarët i japin fund jetës brenda 10

Në ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi. Mediat greke, bëjnë me dije se dy shqiptarë kryesisht të moshave 43 dhe 63 vjeç janë vetëvarur vetëm në pak minuta diferencë nga njëri tjetri.

Mediat raportojnë se ngjarjet të cilat kanë tronditur familjet dhe të afërmit kanë ndodhur në qytete të ndryshme, përkatësisht në Heraklion dhe Tympaki.

43 vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur u gjet në orën 1 të pasdites nga nëna e tij, teksa mësohet se ai është një artist i njohur i muzikës tradicionale. Edhe pse ambulanca mbërriti me urgjencë, 43 vjeçari fatkeqësisht nuk ia doli të shpëtonte.

Ndërkohë sipas media, ende pa kaluar 10 minuta, një 63 vjeçar shqiptar telefonoi gruan e tij dhe i tha “kujdes fëmijët”, duke ia mbyllur telefonin menjëherë.

Gruaja e tronditur njoftoi fqinjët, të cilët pasi kanë arritur në banesën e shqiptarit emri i të cilit nuk është publikuar  e kanë gjetur të vetëvarur, por nuk patën asnjë mundësi për ta shpëtuar.

Policia po merret me hetimin e ngjarjes ndërkohë nuk dihet se nëse këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra tjetrën.

EMISIONET