Tragjike në Fier/ 15 vjeçari përplaset nga makina dhe ndërron jetë, autori largohet nga vendngjarja

Tragjike në Fier/ 15 vjeçari përplaset nga makina dhe

Një 15 vjecar ka humbur jetën teksa është përplasur me makinë mbrëmjen e djeshme, datë 23/06/2022 nga një mjet tip Audi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 ndërsa 15 vjecari ishte me bicikletë. Për pasojë u bë arrestimi i 29 vjecarit E.B i cili pas aksedentit u largua nga vendngjarja.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

I mitur raportohet të ketë humbur jetën në spital rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Hamil- Dërmënas.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

Informacioni paraprak

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në Dërmënas, Fier, pasi në datë 23.06.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip "Audi", ka përplasur shtetasin e mitur 15 vjeç, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me bicikletë, dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi i mitur ka ndërruar jetë rreth orës 02:00 në spitalin e Fierit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

EMISIONET