Tragjedia me 46 viktima, Berisha: Vetëm Rama qëndroi zemërdru, mos-shpallja zi kombëtare është akt antikombëtar

Tragjedia me 46 viktima, Berisha: Vetëm Rama qëndroi zemërdru,

Më 23 nëntor 46 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari.

Autobusi me të cilin udhëtonin u përfshi nga flakët dhe vetëm 7 persona arritën të dilnin jashtë.

Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, dhe po ashtu Kosova dhe Bullgaria shpallën ditën e djeshme (24 nëntor) ditë zie kombëtare.

Ish-lideri Sali Berisha shkruan në Facebook se vetëm kryeministri shqiptar qëndroi zemërdru. Sipas zotit erisha, Rama u soll sikur tragjedia të kishte ndodhur në vendet e Oqeanisë.

Postimi i plotë:

"Nje akt cinik dhe qendrim antikombetar!

Te dashur miq, ne traditen e fqinjesise se mire, zija ndahet si midis familjeve por edhe midis shteteve. Per aksidentin me tragjik te rajonit ne dy dekadat e fundit, shkrumbimin e 46 shqiptareve qytetar te Maqedonise se Veriut por dhe te Kosoves ne flaket e autobuzit ne Bullgari, shpallen nje dite zie kombetare tre shtete Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria.

Kurse Edvin Kristaq Rama qendroi zemerdru. Nuk pranoi te ndaje zine per 46 jete te humbura shqiptaresh me fqinjet tane por u suall sikur kjo tragjedi te kishte ndodhur ne ndonje vend te Oqeanise.

Mos shpallja zi kombetare se bashku me Maqedonine e Veriut, Kosoven dhe Bullgarine per 46 shqiptare qe humben jeten ne flaket e autobuzit eshte akti i fundit cinik dhe antikombetar i Edvin Kristaq Rames. Sb"

EMISIONET