Tragjedia e Himarës, Goci: Reagimi i shoqërisë dinjitoz, qeveria shkaktare kryesore, nuk pyet për të vdekurit

Për gazetarin dhe analistin Ervin Goci reagimi i shoqërisë për ngjarjen e Himarë ishte dinjitoz dhe shumë i fortë duke bërë një distancim nga qeveria.

Në një intervistë për RTV Ora, Goci tha se kjo qeveri është shkaktare për këtë ngjarje, por përgjegjësit kryesor sipas tij, janë ata që janë në krye.

Goci: Reagimi dinjitoz dhe shumë i fortë i shoqërisë shqiptare, e kam parë si një distancim nga qeveria, sepse është krijuar një gjë nga kjo e fundit dhe institucionet e saj. Reagimi është një reagim duke thënë se po na vrasin. Mesazhi është se shoqëria mendon se shteti po i vret dhe duhen marrë masa në çdo strukturë për të bërë pengesa për këto ngjarje. Kjo qeveri është shkaktare, por përgjegjësit kryesor janë ata që janë në krye. Kryeministri britanik ka ikur për disa festa në pandemi dhe shoqëria tha boll. Ka të tjerë që mund ta bëjnë, ndërsa kjo qeveri është rianalizuar aq shumë sa po e mban shtetin me dhunë.

Këta duket se nuk i kanë problem vrasjet. Ata vrasin dhe nuk ndjejnë apo nuk reagojnë. Kjo është gjëja më e rëndë. Qytetarët duhet të refuzojnë të bashkëpunojnë dhe të dalin në rrugë dhe të bëjnë bllokim. Sot nafta është në nivelet të larta edhe pse çmimi ka rënë si para luftës. Ndërsa ata shkojnë dhe e ulin çmimin me një lek. Kjo nuk durohet. Çdo ditë që pranojnë një gjë të tillë do të marrin ndëshkim. Ne duhet të reagojmë për mbrojtjen e jetëve tona, sepse përndryshe do të ketë makabritet të tilla. Policia gangsterë ka pafund sepse është formacioni normal i tyre.

Goci shtoi se ka plot raste sot në Evropë që një kryebashkiak apo drejtues që nuk i shërben publikut, qytetarët e largojnë dhe vënë dikë tjetër.

Goci: Ka plot raste sot në Evropë që një kryebashkiak apo drejtues që nuk i shërben publikut, ata shkojnë dhe i thonë ik që të vijë dikush tjetër, me forma nga më radikalet, deri në mosbindje totale. Unë kërkojë një dinjitet proteste që e impaktin pushtetin.

Goci theksoi njerëzit duhet të rezistojnë dhe të organizohen ndaj qasjeve të tilla, përndryshe do të shtypen nga dhuna e shëtit.

EMISIONET