Tragjedi në Tiranë, dy vëllezër në moshë të mitur mbyten në liqenin e Prushit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës pasditen e së premtes, ku në liqenin e Prushit janë mbytur dy të mitur 10 dhe 14 vjeç.

Sipas burimeve në liqen po laheshin një grup fëmijësh. Dy prej tyre kanë dalë nga uji, ndërsa dy të tjerë nuk kanë mundur të dalin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05 të së premtes dhe pas kërkimeve në liqen polumbarët e RENEA-s i kanë nxjerrë të pajetë trupat e të miturve, ku u mësua se dy të miturit ishin vëllezër.

 “Si rezultat i kërkimeve të kryera nga Polumbarët e Reneas u bë e mundur gjetja e trupave të pajetë të miturve M. T., 14 vjeç dhe K. T., 10 vjeç (vëllezër)”, njoftoi policia, ndërsa trupat e pajetë të tyre u dërguan në morg për ekspertizë.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se vëllai i madh është futur në liqen për të shpëtuar vëllanë e vogël, por fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën.

Nga të njëjtat burime mësohet se dy vëllezërit Mateo 14 vjeç dhe Klevisi 10 vjeç kanë qënë në ujë sëbashku me dy fëmijë të tjerë, të cilët edhe ata kanë qenë duke u mbytur, por janë shpëtuar nga një person i pestë, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Ndërkaq mësohet fëmijët teksa luanin në liqen kapeshin pas një litari në pemë dhe zhyteshin në ujë, prej ku fatkeqësisht dy vëllezërit nuk kanë mundur të dalin.

Tragjedi në Tiranë, dy vëllezër në moshë të

Tragjedi në Tiranë, dy vëllezër në moshë të

Tragjedi në Tiranë, dy vëllezër në moshë të

EMISIONET