Tragjedi në Roskovec/ Rrëzohet shtylla e tensionit të lartë , humbin jetën dy elektriçistë

Dy punonjës të Operatorit të Sistemit të Transmetimit humbën jetën në mënyrë tragjike në fshatin Jagodinë në Roskovec.

Gjergji Duka 50-vjeç dhe Bashkim Saliasi 64-vjeç, ishin duke punuar për zëvendësimin e linjës së të tensionit të lartë 35 kv Roskovec-Jagodinë paraditen e sotme.

Dy burrat mësohet se po hiqnin telat e tensionit të lartë për ti hapur më pas rrugë zëvendësimit të shtyllave.

Por struktura mbi të cilën po punonin nuk e përballoi peshën, dhe u këput duke i zënë poshtë.

Tragjedi në Roskovec/ Rrëzohet shtylla e tensionit të lartë
Ne foto: Shtylla e keputur ku humben jeten dy elektriçistet

Dy burrat nga Kuçova e Mallakastra ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra dhe kur në zonë mbërriti ndihma mjekësore ishte vonë.

Banorët e zonës thonë se linja e tensionit të lartë aty është ndërtuar rreth 63 vite më parë dhe sipas tyre nuk ishte rinovuar asnjëherë, cka e kishte kthyer në kërcënim.

Ekspertë të policisë së Fierit kryen veprime në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e  aksidentit tragjik që u mori jetën dy elektricistëve në krye të detyrës.

Të paktën 5 elektricistë kanë humbur jetën në këto 6 muaj të parë të vitit në aksidente në punë.

EMISIONET