Trafiku "tmerr", kryebashkiaku Sarandës: Jemi kryeqyteti Shqipërisë ne verë

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, në një intervistë në emisionin “Ora Verore” me gazetarin Ronaldo Sharka, teksa ka folur për situatën e trafikut në Sarandë është shprehur se qyteti bregdetar është kryeqyteti i Shqipërisë në Verë.

Ai shprehet se për të shmangur trafikun janë marrë të gjithë masat e nevojshme për këtë sezon.

"Do thoja që Saranda është Tirana e Verës. Ne jemi kryeqyteti i Shqipërisë në Verë, sepse në Sarandë pjesa më e madhe e turistëve që frekuentojnë jugun vijnë në Sarandë. Fasha kryesore janë familjarë, por ka edhe të rinj, sepse zinxhiri i lokaleve të argëtimit, viteve të fundit në Sarandë është shtuar. Ne patjetër kemi sfida të jashtëzakonshme përpara edhe pjesa e qarkullimit është një nga sfidat kryesore tonat.

Pushteti lokal, nisur edhe nga përvojat e viteve të kaluara, ka marrë të gjitha masat, që rruga e parë të jetë e aksesueshme dhe të ketë lirshmëri trafiku. Në kuadër të saj Bashkia përveç investimeve që ka bërë në infrastrukturën  rrugore, dhe me një investim që është bërë me fondet nga qeveria shqiptare është  rruga nga Lëkursi në kanalin e Çukos, është rruga 1 që quhet, ka përfunduar loti i parë dhe ajo është e aksesueshme për të gjithë qytetarët që futen në Sarandë  dhe duan të kapin Butrintin dhe Ksamilin.

Pa hyrë në qytet mund të ktheni majtas dhe të dilni në mesin e kësaj rrugës, që të mos përmendim emra hotelesh se do duket si reklamë, e më pas për të shkuar në Ksamil. Fluksi në qytet është i jshtëzakonshëm, por kemi marrë masa."

EMISIONET