‘Tradhtarët’ e protestës së avokatëve, Mekolli: Do marrin ndëshkimin e duhur nga Komisioni i Disiplinës
Harta e re Gjyqësore e propozuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk pranohet nga avokatët, të cilët kanë bojkotuar seancat si në formë protestë kundër kësaj harte.
Ndërkohë, Avokati Denis Mekolli në një intervistë për RTV Ora, me gazetarin Sebastian Zonja, ai tha se shkurtimi i gjykatave do sjellë vështirësi dhe kosto për qytetarët.
Denis Mekolli: Avokatët e Korçës e ushtrojnë këtë veprimtari, po me hartën e re gjyqësore të propozuar nga ana e KLGJ na rezulton se do të mbyllen tre Gjykata në qarkun e Korçës. Kjo do të jetë fatale për të gjithë qarkun Korçë. Qytetarët do të kenë kosto, përfshirë transportin, dokumentet, pagesa për avokatin. Kostoja e qytetarit për të ardhur në Tiranë, minimalisht mund t’i shkojë deri në 100 mijë lekë, për të përfituar 200 mijë lekë të reja. Ka një prishje balancash. Ne sot jemi në një kolaps dhe për shkak të shkarkmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Edhe sikur të ketë një studim për këtë çështje rezulton se ndarja e gjykatave nuk është kryer nga prefesionistë.
Në lidhje me avokatët të cilët nuk kanë bojkotuar seancat, avokati u shpreh se Komisioni i Disiplinës do të marrë masat e duhura për ta.
Denis Mekolli: Këto raste jo vetëm janë tradhtare por janë sporadike. Jam bindur se të gjithë avokatët të cilën kanë thyer bojkotin do të ndëshkohen nga Komisioni I Disiplinës sipas ligjit për avokatinë, duke iu pezulluar licenca ose duke iu hequr licenca.
Sipas tij qëndrimi i avokatisë është i presë ndërsa shtoi se kjo që po bëjnë avokatët nuk është vetëm lufta e tyre por e qytetarëve.
Denis Mekolli: Qëndrimi i avokatisë është i prerë. Është e drejta jonë të protestojmë për të kërkuar një të drejtë për të cilën ne mendojmë. Kjo mendoj se nuk përfshin vetëm avokatët, por mendoj se në këtë fushë janë të përfshirë emocianalisht edhe vetë qytetarët e Republikës së Shqipërisë. Kjo nuk është lufta jonë për veten tonë, kjo është lufta jonë për qytetarët.