"Toyota Yaris në Durrës me 1.5 mln euro më pak" Berisha pyet Bashën: Ndave apo jo para me Taulant Ballën

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon Bashën se e  mban peng Rama me dosjen e Toyota Yaris.

Berisha shkon më tej duke hedhur pyetjen: Ndave apo nuk ndave me Taulant Ballën  aferën e milionave eurove.

”Peng Basha nëse Edi Rama apo cilido thotë një gjë që qëndron Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që edi Rama të ka përmendur Toyota Yaris. Dhe e mban peng me Toyota Yaris.

Peng Basha dil e sqaro aferën me ToyotaYaris. Ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën në atë aferë. Na ngrihet një ditë të bukur, ditën e martë e thotë se ditën e shtunë do të vijnë Toyotat e mbushura me euro, 5 milionë.

E pyeta nga e gjete?
Më informuan më tha. E çuditshme është që eurot erdhën e nuk u kthyen. I thashë pse nuk u kthyen tha ndiqeshin me JPS.

Erdhën në Durrës 1.5 milionë më pak. Nëse Rama ti përmend të mban peng. Unë kërkoj transparencë."

Berisha flet dhe për një ‘pazar” mes  Edi Ramës dhe Lulzim Bashës lidhur me vetingun e tre gjyqtarëve dhe e paralajmëron të japë dorëheqjen ose…


“Basha shko zgjidh problemet. Jep dorëheqjen që nesër, që partia të mos paguajë faturën tënde. Dhe mos tento të dëmtosh pluralizmin. Përgjegjësia do të jetë e jashtëzakonshme. Ky është një revolucion që nuk ka forcë në botë që e ndal. Mos tento të përballesh me kombin se do keni pasoja“

EMISIONET